{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5509",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5509",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5509",
  "text": "Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani nga babai i tij, e ky nga Abaje ibn Rifae ibn Rafi ibn Hadixhi se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nesër do ta takojmë armikun, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë).” Ai tha: “Atëherë shpejtoni, - ose ka thënë: lehtësojeni (dorën), - me çfarëdo mjeti që derdh gjak, duke e përmendur emrin e Allahut gjatë therjes dhe hani, përveç nëse është dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, kurse thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Pastaj zumë një tufë devesh e dhensh, e papritmas një deve na iku, e në atë rast një person e gjuajti me shtizë dhe e ndaloi. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ndonjëherë edhe këto deve egërsohen sikurse kafshët e egra, andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kështu, veproni me to në këtë mënyrë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Therja dhe gjahu",
    "position": 72,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/72/therja-dhe-gjahu"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5509",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Rafi ibn Hadixhi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ عَبَايَةَ بْنِ رِفَاعَةَ بْنِ رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ، عَنْ رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا لاَقُو الْعَدُوِّ غَدًا، وَلَيْسَتْ مَعَنَا مُدًى فَقَالَ: \"اعْجَلْ - أَوْ أَرِنْ- مَا أَنْهَرَ الدَّمَ وَذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ فَكُلْ، لَيْسَ السِّنَّ وَالظُّفُرَ، وَسَأُحَدِّثُكَ: أَمَّا السِّنُّ: فَعَظْمٌ، وَأَمَّا الظُّفُرُ: فَمُدَى الْحَبَشَةِ\". وَأَصَبْنَا نَهْبَ إِبِلٍ وَغَنَمٍ فَنَدَّ مِنْهَا بَعِيرٌ، فَرَمَاهُ رَجُلٌ بِسَهْمٍ فَحَبَسَهُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ لِهَذِهِ الإِبِلِ أَوَابِدَ كَأَوَابِدِ الْوَحْشِ، فَإِذَا غَلَبَكُمْ مِنْهَا شَىْءٌ، فَافْعَلُوا بِهِ هَكَذَا\".",
    "albanian": "Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani nga babai i tij, e ky nga Abaje ibn Rifae ibn Rafi ibn Hadixhi se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nesër do ta takojmë armikun, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë).” Ai tha: “Atëherë shpejtoni, - ose ka thënë: lehtësojeni (dorën), - me çfarëdo mjeti që derdh gjak, duke e përmendur emrin e Allahut gjatë therjes dhe hani, përveç nëse është dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, kurse thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Pastaj zumë një tufë devesh e dhensh, e papritmas një deve na iku, e në atë rast një person e gjuajti me shtizë dhe e ndaloi. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ndonjëherë edhe këto deve egërsohen sikurse kafshët e egra, andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kështu, veproni me to në këtë mënyrë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5509.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5509.json"
  }
}