Sahihu i Buhariut — Hadithi 5515

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri se Seid ibn Xhubejri rrëfen: “Kam qenë me Ibn Omerin kur kaluam pranë disa djelmoshave që kishin ngujuar një pulë dhe e merrnin në shenjë. Me të parë Ibn Omerin, u shpërndanë dhe e lanë pulën. Ibn Omeri pyeti: “Kush e ka bërë këtë?” I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar atë që vepron kështu.” Transmetimin e fuqizon Sulejmani nga Shuëbe, i cili thotë: “Na ka treguar Minhali nga Seidi se Ibn Omeri ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar atë që i gjymton kafshët.” Këtë e transmeton edhe Adiu nga Seidi, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: كُنْتُ عِنْدَ ابْنِ عُمَرَ فَمَرُّوا بِفِتْيَةٍ - أَوْ بِنَفَرٍ - نَصَبُوا دَجَاجَةً يَرْمُونَهَا، فَلَمَّا رَأَوُا ابْنَ عُمَرَ تَفَرَّقُوا عَنْهَا، وَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: مَنْ فَعَلَ هَذَا؟ إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ لَعَنَ مَنْ فَعَلَ هَذَا. تَابَعَهُ سُلَيْمَانُ عَنْ شُعْبَةَ: حَدَّثَنَا الْمِنْهَالُ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ: لَعَنَ النَّبِيُّ ﷺ مَنْ مَثَّلَ بِالْحَيَوَانِ. وَقَالَ عَدِيٌّ عَنْ سَعِيدٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5515