{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5518",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5518",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5518",
  "text": "Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejub ibn Ebu Temime, e ky nga Kasimi se Zehdemi tregon: “Teksa po rrinim tek Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërkohë që mes nesh dhe kësaj lagjeje të fisit xherm kishte vëllazëri, sollën ushqim, ndër të tjera, edhe mish pule. Aty ishte edhe një burrë i racës së kuqe 1 , i cili nuk iu afrua fare ushqimit.” Ebu Musai i tha: “Afrohu, sepse e kam parë Pejgamberin ﷺ duke e ngrënë atë!” Ai tha: “Por, unë e kam parë pulën të hajë diçka që më ka bërë të neveritem, andaj jam betuar se s'do të ha më pulë.” Atëherë Ebu Musai i tha: “Eja të të tregoj diçka (për betimin tënd). Njëherë, patëm shkuar te Pejgamberi ﷺ bashkë me një grup të fisit eshari, por kisha pasë qëlluar aty mu në kohën kur ai ishte i zemëruar gjatë ndarjes së disa deveve për të pranishmit, nga devetë e dhuruara për lëmoshë. Kështu, i kërkuam të na marrë me vete (për në Luftën e Tebukut), por ai u betua se nuk do të na marrë, duke thënë: “Nuk kam me se t'ju bart.” Mirëpo, pas pak, Pejgamberit ﷺ i erdhi një tufë devesh (nga plaçka e luftës) dhe tha: “Ku janë esharinjtë? Ku janë esharinjtë...?” Pastaj na dha pesë tufa devesh gungëbardha (të majme). Nuk shkuam shumë larg dhe u thashë shokëve të mi: “Pejgamberi ﷺ e harroi betimin! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të shpëtojmë nëse ne jemi bërë shkaktarë që i Dërguari i Allahut ﷺ ta harrojë betimin.” Kështu, u kthyem te Pejgamberi ﷺ dhe i thamë: “O i Dërguari i Allahut, ne të patëm kërkuar që të na bartësh edhe ne, ndërsa ti u betove se nuk do të na marrësh me vete, andaj menduam se e ke harruar betimin.” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, kur betohem për diçka, ndërkohë, me lejen e Allahut shoh se një zgjidhje tjetër është më e mirë, atëherë e veproj atë që është më e mira dhe e shpaguaj betimin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Therja dhe gjahu",
    "position": 72,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/72/therja-dhe-gjahu"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5518",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ بْنُ أَبِي تَمِيمَةَ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ زَهْدَمٍ قَالَ: كُنَّا عِنْدَ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ، وَكَانَ بَيْنَنَا وَبَيْنَ هَذَا الْحَىِّ مِنْ جَرْمٍ إِخَاءٌ، فَأُتِيَ بِطَعَامٍ فِيهِ لَحْمُ دَجَاجٍ، وَفِي الْقَوْمِ رَجُلٌ جَالِسٌ أَحْمَرُ فَلَمْ يَدْنُ مِنْ طَعَامِهِ فَقَالَ: ادْنُ فَقَدْ رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَأْكُلُ مِنْهُ. قَالَ: إِنِّي رَأَيْتُهُ أَكَلَ شَيْئًا فَقَذِرْتُهُ، فَحَلَفْتُ أَنْ لاَ آكُلَهُ. فَقَالَ: ادْنُ أُخْبِرْكَ - أَوْ أُحَدِّثْكَ - إِنِّي أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي نَفَرٍ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ، فَوَافَقْتُهُ وَهُوَ غَضْبَانُ، وَهُوَ يَقْسِمُ نَعَمًا مِنْ نَعَمِ الصَّدَقَةِ فَاسْتَحْمَلْنَاهُ فَحَلَفَ أَنْ لاَ يَحْمِلَنَا قَالَ: \"مَا عِنْدِي مَا أَحْمِلُكُمْ عَلَيْهِ\". ثُمَّ أُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِنَهْبٍ مِنْ إِبِلٍ فَقَالَ: \"أَيْنَ الأَشْعَرِيُّونَ؟ أَيْنَ الأَشْعَرِيُّونَ؟\" قَالَ: فَأَعْطَانَا خَمْسَ ذَوْدٍ غُرِّ الذُّرَى، فَلَبِثْنَا غَيْرَ بَعِيدٍ، فَقُلْتُ لأَصْحَابِي: نَسِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمِينَهُ، فَوَاللَّهِ لَئِنْ تَغَفَّلْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَمِينَهُ لاَ نُفْلِحُ أَبَدًا. فَرَجَعْنَا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا اسْتَحْمَلْنَاكَ، فَحَلَفْتَ أَنْ لاَ تَحْمِلَنَا فَظَنَنَّا أَنَّكَ نَسِيتَ يَمِينَكَ. فَقَالَ: \"إِنَّ اللَّهَ هُوَ حَمَلَكُمْ، إِنِّي وَاللَّهِ إِنْ شَاءَ اللَّهُ لاَ أَحْلِفُ عَلَى يَمِينٍ فَأَرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا إِلاَّ أَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ، وَتَحَلَّلْتُهَا\".",
    "albanian": "Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejub ibn Ebu Temime, e ky nga Kasimi se Zehdemi tregon: “Teksa po rrinim tek Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërkohë që mes nesh dhe kësaj lagjeje të fisit xherm kishte vëllazëri, sollën ushqim, ndër të tjera, edhe mish pule. Aty ishte edhe një burrë i racës së kuqe 1 , i cili nuk iu afrua fare ushqimit.” Ebu Musai i tha: “Afrohu, sepse e kam parë Pejgamberin ﷺ duke e ngrënë atë!” Ai tha: “Por, unë e kam parë pulën të hajë diçka që më ka bërë të neveritem, andaj jam betuar se s'do të ha më pulë.” Atëherë Ebu Musai i tha: “Eja të të tregoj diçka (për betimin tënd). Njëherë, patëm shkuar te Pejgamberi ﷺ bashkë me një grup të fisit eshari, por kisha pasë qëlluar aty mu në kohën kur ai ishte i zemëruar gjatë ndarjes së disa deveve për të pranishmit, nga devetë e dhuruara për lëmoshë. Kështu, i kërkuam të na marrë me vete (për në Luftën e Tebukut), por ai u betua se nuk do të na marrë, duke thënë: “Nuk kam me se t'ju bart.” Mirëpo, pas pak, Pejgamberit ﷺ i erdhi një tufë devesh (nga plaçka e luftës) dhe tha: “Ku janë esharinjtë? Ku janë esharinjtë...?” Pastaj na dha pesë tufa devesh gungëbardha (të majme). Nuk shkuam shumë larg dhe u thashë shokëve të mi: “Pejgamberi ﷺ e harroi betimin! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të shpëtojmë nëse ne jemi bërë shkaktarë që i Dërguari i Allahut ﷺ ta harrojë betimin.” Kështu, u kthyem te Pejgamberi ﷺ dhe i thamë: “O i Dërguari i Allahut, ne të patëm kërkuar që të na bartësh edhe ne, ndërsa ti u betove se nuk do të na marrësh me vete, andaj menduam se e ke harruar betimin.” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, kur betohem për diçka, ndërkohë, me lejen e Allahut shoh se një zgjidhje tjetër është më e mirë, atëherë e veproj atë që është më e mira dhe e shpaguaj betimin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5518.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5518.json"
  }
}