Sahihu i Buhariut — Hadithi 5535

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Hisham ibn Zejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në vendin Merr Dhahran trembëm një lepur. Kështu, njerëzit iu vunë pas dhe u lodhën derisa e zunë. Unë e mora dhe ia dërgova Ebu Talhait, i cili e theri dhe këllqet, - ose ka thënë: kofshët, - ia dërgoi Pejgamberit ﷺ, e ai i pranoi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ زَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أَنْفَجْنَا أَرْنَبًا وَنَحْنُ بِمَرِّ الظَّهْرَانِ، فَسَعَى الْقَوْمُ فَلَغَبُوا، فَأَخَذْتُهَا فَجِئْتُ بِهَا إِلَى أَبِي طَلْحَةَ فَذَبَحَهَا، فَبَعَثَ بِوَرِكَيْهَا - أَوْ قَالَ: بِفَخِذَيْهَا - إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَبِلَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5535