Sahihu i Buhariut — Hadithi 5538

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Mejmune bint Harithi

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe, e ky e ka dëgjuar Ibn Abasin se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u pyet rreth miut që ka rënë në gjalpë dhe ka ngordhur, tha: “Hidheni miun dhe gjalpin përreth tij, e hajeni pjesën e mbetur.” Dikush i tha Sufjanit: “Mameri po e tregon këtë hadith nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi, e ky nga Ebu Hurejra?!” Tha: “Zuhriun e kam dëgjuar duke e transmetuar vetëm nga Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Mejmunia, e kjo nga Pejgamberi ﷺ; ndërkohë këtë e kam dëgjuar disa herë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ: أَنَّهُ سَمِعَ ابْنَ عَبَّاسٍ يُحَدِّثُهُ: عَنْ مَيْمُونَةَ، أَنَّ فَأْرَةً وَقَعَتْ فِي سَمْنٍ فَمَاتَتْ، فَسُئِلَ النَّبِيُّ ﷺ عَنْهَا فَقَالَ: "أَلْقُوهَا وَمَا حَوْلَهَا وَكُلُوهُ". قِيلَ لِسُفْيَانَ: فَإِنَّ مَعْمَرًا يُحَدِّثُهُ عَنِ الزُّهْرِيِّ عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ. قَالَ: مَا سَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ يَقُولُ إِلاَّ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ عَنْ مَيْمُونَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ وَلَقَدْ سَمِعْتُهُ مِنْهُ مِرَارًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5538