{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5543",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5543",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5543",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Seid ibn Mesruku nga Abaje ibn Rifae, e ky nga babai i tij, se gjyshi i tij Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nesër do ta takojmë armikun, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë)?” - “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes së saj, ju lejohet ta hani, përveç nëse është (derdhur gjaku me) dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Kështu, ata që ishin në krye të karvanit u ngutën, i therën bagëtitë, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ ishte nga fundi i karvanit. Pasi ata i kishin vënë kazanët (për t'i zier), Pejgamberi ﷺ urdhëroi të derdheshin, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, atyre u iku një deve, ndërkohë që në mesin e njerëzve atëkohë kishte pak kuaj. Një burrë iu vërsul dhe e gjuajti me shtizë, e Allahu ia nënshtroi. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. Andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kështu, veproni me to në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Therja dhe gjahu",
    "position": 72,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/72/therja-dhe-gjahu"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5543",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Rafi ibn Hadixhi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا أَبُو الأَحْوَصِ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَبَايَةَ بْنِ رِفَاعَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ، رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ قَالَ: قُلْتُ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّنَا نَلْقَى الْعَدُوَّ غَدًا، وَلَيْسَ مَعَنَا مُدًى. فَقَالَ: \"مَا أَنْهَرَ الدَّمَ وَذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ فَكُلُوا، مَا لَمْ يَكُنْ سِنٌّ وَلاَ ظُفُرٌ، وَسَأُحَدِّثُكُمْ عَنْ ذَلِكَ: أَمَّا السِّنُّ فَعَظْمٌ، وَأَمَّا الظُّفْرُ فَمُدَى الْحَبَشَةِ\". وَتَقَدَّمَ سَرَعَانُ النَّاسِ فَأَصَابُوا مِنَ الْغَنَائِمِ وَالنَّبِيُّ ﷺ فِي آخِرِ النَّاسِ فَنَصَبُوا قُدُورًا فَأَمَرَ بِهَا فَأُكْفِئَتْ وَقَسَمَ بَيْنَهُمْ وَعَدَلَ بَعِيرًا بِعَشْرِ شِيَاهٍ، ثُمَّ نَدَّ بَعِيرٌ مِنْ أَوَائِلِ الْقَوْمِ وَلَمْ يَكُنْ مَعَهُمْ خَيْلٌ فَرَمَاهُ رَجُلٌ بِسَهْمٍ فَحَبَسَهُ اللَّهُ. فَقَالَ: \"إِنَّ لِهَذِهِ الْبَهَائِمِ أَوَابِدَ كَأَوَابِدِ الْوَحْشِ فَمَا فَعَلَ مِنْهَا هَذَا فَافْعَلُوا مِثْلَ هَذَا\".",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Seid ibn Mesruku nga Abaje ibn Rifae, e ky nga babai i tij, se gjyshi i tij Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nesër do ta takojmë armikun, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë)?” - “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes së saj, ju lejohet ta hani, përveç nëse është (derdhur gjaku me) dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Kështu, ata që ishin në krye të karvanit u ngutën, i therën bagëtitë, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ ishte nga fundi i karvanit. Pasi ata i kishin vënë kazanët (për t'i zier), Pejgamberi ﷺ urdhëroi të derdheshin, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, atyre u iku një deve, ndërkohë që në mesin e njerëzve atëkohë kishte pak kuaj. Një burrë iu vërsul dhe e gjuajti me shtizë, e Allahu ia nënshtroi. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. Andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kështu, veproni me to në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5543.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5543.json"
  }
}