Sahihu i Buhariut — Hadithi 5544

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Rafi ibn Hadixhi

Shqip

Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Omer ibn Ubejd Tanafisiu nga Seid ibn Mesruku, e ky nga Abaje ibn Rifae se gjyshi i tij Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim dhe na iku një deve. Një burrë e gjuajti me shtizë dhe e zuri. Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. Andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni me to në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Nganjëherë ne ndodhemi nëpër beteja ose udhëtime dhe nuk kemi thika me vete?” Tha: “Shiko! Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes së saj, ju lejohet ta hani, përveç nëse është (derdhur gjaku me) dhëmb ose thua. Sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا عُمَرُ بْنُ عُبَيْدٍ الطَّنَافِسِيُّ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَبَايَةَ بْنِ رِفَاعَةَ، عَنْ جَدِّهِ، رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ فَنَدَّ بَعِيرٌ مِنَ الإِبِلِ قَالَ: فَرَمَاهُ رَجُلٌ بِسَهْمٍ فَحَبَسَهُ قَالَ: ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ لَهَا أَوَابِدَ كَأَوَابِدِ الْوَحْشِ فَمَا غَلَبَكُمْ مِنْهَا فَاصْنَعُوا بِهِ هَكَذَا". قَالَ: قُلْتُ :يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا نَكُونُ فِي الْمَغَازِي وَالأَسْفَارِ فَنُرِيدُ أَنْ نَذْبَحَ فَلاَ تَكُونُ مُدًى؟ قَالَ: "أَرِنْ مَا نَهَرَ ـ أَوْ أَنْهَرَ - الدَّمَ وَذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ فَكُلْ، غَيْرَ السِّنِّ وَالظُّفُرِ: فَإِنَّ السِّنَّ عَظْمٌ، وَالظُّفُرَ مُدَى الْحَبَشَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5544