Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Zubejd Ijamiu, e ky nga Shabiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjëja e parë me të cilën e fillojmë këtë ditë është namazi, e pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Kush vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë, ndërkaq, kush ther përpara kësaj (namazit) , ai thjesht i ka ofruar mish familjes së vet e s'ka të bëjë fare me kurbanin.” Ebu Berde ibn Nijari, i cili kishte therur (para namazit), u ngrit dhe tha: - Posedoj një kec. - “There atë, por askujt tjetër pas teje nuk i lejohet kjo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Mutarrifi transmeton nga Amiri, e ky nga Berai se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e ther (kurbanin) pas namazit, kurbani i tij është i plotë dhe e ka qëlluar Sunetin e muslimanëve.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ زُبَيْدٍ الإِيَامِيِّ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ أَوَّلَ مَا نَبْدَأُ بِهِ فِي يَوْمِنَا هَذَا أَنْ نُصَلِّيَ ثُمَّ نَرْجِعَ فَنَنْحَرَ، مَنْ فَعَلَهُ فَقَدْ أَصَابَ سُنَّتَنَا، وَمَنْ ذَبَحَ قَبْلُ فَإِنَّمَا هُوَ لَحْمٌ قَدَّمَهُ لِأَهْلِهِ، لَيْسَ مِنَ النُّسُكِ فِي شَىْءٍ". فَقَامَ أَبُو بُرْدَةَ بْنُ نِيَارٍ وَقَدْ ذَبَحَ فَقَالَ: إِنَّ عِنْدِي جَذَعَةً. فَقَالَ: "اذْبَحْهَا وَلَنْ تَجْزِيَ عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ". قَالَ مُطَرِّفٌ عَنْ عَامِرٍ عَنِ الْبَرَاءِ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ ذَبَحَ بَعْدَ الصَّلاَةِ تَمَّ نُسُكُهُ، وَأَصَابَ سُنَّةَ الْمُسْلِمِينَ".