Sahihu i Buhariut — Hadithi 5547

Kurbani · Transmetuesi: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Shqip

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Jahjai, e ky nga Baxha Xhuheniu se Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ndau ca kurbane mes shokëve të tij dhe mua më takoi një dhi më e vogël se një vjeçe . Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më mbeti vetëm një dhi më e vogël se një vjeçe ?” - “There atë për kurban”, - më tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ بَعْجَةَ الْجُهَنِيِّ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ عَامِرٍ الْجُهَنِيِّ قَالَ: قَسَمَ النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ أَصْحَابِهِ ضَحَايَا، فَصَارَتْ لِعُقْبَةَ جَذَعَةٌ. فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صَارَتْ جَذَعَةٌ؟ قَالَ: "ضَحِّ بِهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5547