Sahihu i Buhariut — Hadithi 5549

Kurbani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje nga Ejubi, e ky nga Ibn Sirini se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Bajramit të Kurbanit Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ther kurbanin para namazit të Bajramit, le ta përsëritë atë (pas namazit) .” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, në këtë ditë njerëzve u pëlqen të hanë mish, - pastaj përmendi disa fqinjë të tij (që kishin nevojë për mish). - Unë kam një dhi më të vogël se një vjeçe, por ajo ka më shumë mish sesa dy dele.” Pejgamberi ﷺ ia lejoi, por nuk e di nëse ky lehtësim ishte edhe për të tjerët apo vetëm për të. Më pas, Pejgamberi ﷺ shkoi te dy desh dhe i theri, ndërsa njerëzit ua mësynë deleve të vogla dhe i shpërndanë ato, - ose ka thënë: “... i ndanë ato.”

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُلَيَّةَ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنِ ابْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ النَّحْرِ: "مَنْ كَانَ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَلْيُعِدْ". فَقَامَ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ هَذَا يَوْمٌ يُشْتَهَى فِيهِ اللَّحْمُ - وَذَكَرَ جِيرَانَهُ - وَعِنْدِي جَذَعَةٌ خَيْرٌ مِنْ شَاتَىْ لَحْمٍ. فَرَخَّصَ لَهُ فِي ذَلِكَ، فَلاَ أَدْرِي أَبَلَغَتِ الرُّخْصَةُ مَنْ سِوَاهُ أَمْ لاَ، ثُمَّ انْكَفَأَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى كَبْشَيْنِ فَذَبَحَهُمَا، وَقَامَ النَّاسُ إِلَى غُنَيْمَةٍ فَتَوَزَّعُوهَا أَوْ قَالَ: فَتَجَزَّعُوهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5549