Sahihu i Buhariut — Hadithi 5556

Kurbani · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Mutarrifi nga Amiri se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Daja im, që quhej Ebu Burde, e theri kurbanin para namazit të Bajramit, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ i tha atij: “Delja jote konsiderohet therje për mish.” - O i Dërguari i Allahut, unë kam një edh dhie, - tha ai. - “There atë, por askujt tjetër pas teje nuk i lejohet kjo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Kush e ther (kurbanin) para namazit, e ka therur për vete, e kush e ther atë pas namazit, kurbani i tij është i plotë dhe e ka qëlluar Sunetin e muslimanëve.” Transmetimin e fuqizon Ubejde nga Shabiu dhe Ibrahimi. Po ashtu, atë e fuqizon edhe Vekiu nga Hurejthi, e ky nga Shabiu. Ndërkohë, Asimi dhe Davudi transmetojnë nga Shabiu të ketë thënë (Ebu Burde tha): “... kam një kec qumështi.” Zejdi dhe Firasi transmetojnë nga Shabiu të ketë thënë: “... kam një dhi më të vogël se një vjeçe.” Ebu Ahvasi thotë: “Mensuri na ka transmetuar: “... një kec qumështi.” Ibn Avniu ka thënë: “... dhi më të vogël se një vjeçe, konkretisht kec qumështi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مُطَرِّفٌ، عَنْ عَامِرٍ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: ضَحَّى خَالٌ لِي يُقَالُ لَهُ: أَبُو بُرْدَةَ قَبْلَ الصَّلاَةِ، فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "شَاتُكَ شَاةُ لَحْمٍ". فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ عِنْدِي دَاجِنًا جَذَعَةً مِنَ الْمَعَزِ. قَالَ: "اذْبَحْهَا وَلَنْ تَصْلُحَ لِغَيْرِكَ". ثُمَّ قَالَ: "مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَإِنَّمَا يَذْبَحُ لِنَفْسِهِ، وَمَنْ ذَبَحَ بَعْدَ الصَّلاَةِ فَقَدْ تَمَّ نُسُكُهُ، وَأَصَابَ سُنَّةَ الْمُسْلِمِينَ". تَابَعَهُ عُبَيْدَةُ عَنِ الشَّعْبِيِّ وَإِبْرَاهِيمَ. وَتَابَعَهُ وَكِيعٌ عَنْ حُرَيْثٍ عَنِ الشَّعْبِيِّ. وَقَالَ عَاصِمٌ وَدَاوُدُ عَنِ الشَّعْبِيِّ: عِنْدِي عَنَاقُ لَبَنٍ. وَقَالَ زُبَيْدٌ وَفِرَاسٌ عَنِ الشَّعْبِيِّ: عِنْدِي جَذَعَةٌ. وَقَالَ أَبُو الأَحْوَصِ: حَدَّثَنَا مَنْصُورٌ عَنَاقٌ جَذَعَةٌ. وَقَالَ ابْنُ عَوْنٍ: عَنَاقٌ جَذَعٌ، عَنَاقُ لَبَنٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5556