Sahihu i Buhariut — Hadithi 5560

Kurbani · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Zubejdi, e ky e ka dëgjuar Shabiun se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, teksa mbante hutbe, tha: “Gjëja e parë me të cilën fillojmë këtë ditë është namazi, e pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Kush vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë, ndërkaq, kush ther përpara kësaj (faljes) , ai thjesht i ka ofruar mish familjes së vet e s'ka të bëjë fare me kurbanin.” Ebu Burde tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam therur para namazit. Por, posedoj një kec, i cili, në fakt, është më i mirë sesa një dhi njëvjeçare.” - “There këtë në vend të saj (së parës) . Mirëpo, ky lehtësim nuk vlen për askënd tjetër pas teje” , - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ الْمِنْهَالِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنِي زُبَيْدٌ قَالَ: سَمِعْتُ الشَّعْبِيَّ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَخْطُبُ فَقَالَ: "إِنَّ أَوَّلَ مَا نَبْدَأُ مِنْ يَوْمِنَا هَذَا أَنْ نُصَلِّيَ، ثُمَّ نَرْجِعَ فَنَنْحَرَ، فَمَنْ فَعَلَ هَذَا فَقَدْ أَصَابَ سُنَّتَنَا، وَمَنْ نَحَرَ فَإِنَّمَا هُوَ لَحْمٌ يُقَدِّمُهُ لِأَهْلِهِ، لَيْسَ مِنَ النُّسُكِ فِي شَىْءٍ". فَقَالَ أَبُو بُرْدَةَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ذَبَحْتُ قَبْلَ أَنْ أُصَلِّيَ، وَعِنْدِي جَذَعَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُسِنَّةٍ. فَقَالَ: "اجْعَلْهَا مَكَانَهَا، وَلَنْ تَجْزِيَ - أَوْ تُوفِيَ - عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5560