Sahihu i Buhariut — Hadithi 5561

Kurbani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ther kurbanin para namazit të Bajramit, le ta përsëritë (therjen e kurbanit) .” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, në këtë ditë njerëzve u pëlqen të hanë mish, - pastaj përmendi disa fqinjë të tij që kishin nevojë për mish, - e në atë rast u duk sikur Pejgamberi ﷺ e arsyetoi -. Unë kam një dhi më të vogël se një vjeçe, e që është më e mirë sesa dy dele.” Pejgamberi ﷺ ia lejoi, por nuk e di nëse ky lehtësim ishte edhe për të tjerët apo jo. Pastaj Pejgamberi ﷺ shkoi te dy desh dhe i theri, ndërsa njerëzit ua mësynë deleve të vogla dhe i therën ato.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَنَسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَلْيُعِدْ". فَقَالَ رَجُلٌ: هَذَا يَوْمٌ يُشْتَهَى فِيهِ اللَّحْمُ - وَذَكَرَ هَنَةً مِنْ جِيرَانِهِ فَكَأَنَّ النَّبِيَّ ﷺ عَذَرَهُ - وَعِنْدِي جَذَعَةٌ خَيْرٌ مِنْ شَاتَيْنِ. فَرَخَّصَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ فَلاَ أَدْرِي بَلَغَتِ الرُّخْصَةُ أَمْ لاَ، ثُمَّ انْكَفَأَ إِلَى كَبْشَيْنِ - يَعْنِي فَذَبَحَهُمَا - ثُمَّ انْكَفَأَ النَّاسُ إِلَى غُنَيْمَةٍ فَذَبَحُوهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5561