Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Firasi, e ky nga Amiri se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ u fal dhe tha: “Ai që falet sikurse ne dhe kthehet nga kibla jonë, të mos e therë kurbanin derisa ta përfundojë namazin.” Ebu Berde ibn Nijari u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e kam kryer (therjen para namazit).” - “Ky është nxitim nga ana jote”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Posedoj një kec, por që është më i majme sesa dy njëvjeçare. A ta ther atë? - pyeti sërish. - “Po, mirëpo kjo nuk vlen për të tjerët pas teje” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Amiri thotë: “Ajo është më e mirë sesa dy kurbane.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ فِرَاسٍ، عَنْ عَامِرٍ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: صَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ذَاتَ يَوْمٍ، فَقَالَ: "مَنْ صَلَّى صَلاَتَنَا وَاسْتَقْبَلَ قِبْلَتَنَا، فَلاَ يَذْبَحْ حَتَّى يَنْصَرِفَ". فَقَامَ أَبُو بُرْدَةَ بْنُ نِيَارٍ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَعَلْتُ. فَقَالَ: "هُوَ شَىْءٌ عَجَّلْتَهُ". قَالَ: فَإِنَّ عِنْدِي جَذَعَةً هِيَ خَيْرٌ مِنْ مُسِنَّتَيْنِ آذْبَحُهَا؟ قَالَ: "نَعَمْ، ثُمَّ لاَ تَجْزِي عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ". قَالَ عَامِرٌ: هِيَ خَيْرُ نَسِيكَتِهِ.