Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë “bismilah” (me emrin e Allahut) e duke bërë tekbir (duke thënë: “Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: ضَحَّى النَّبِيُّ ﷺ بِكَبْشَيْنِ أَمْلَحَيْنِ أَقْرَنَيْنِ، ذَبَحَهُمَا بِيَدِهِ، وَسَمَّى وَكَبَّرَ وَوَضَعَ رِجْلَهُ عَلَى صِفَاحِهِمَا.