Sahihu i Buhariut — Hadithi 5569

Kurbani · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Ebu Asimi na ka treguar nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: - “Kush ther kurban, të mos mbesë në shtëpinë e tij, pas tri ditësh, asnjë copë mishi!” Pastaj, kur erdhi viti tjetër, i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a të veprojmë siç vepruam vitin e kaluar?” - “Hani, ushqeni të tjerët dhe depononi, sepse vitin e kaluar njerëzit ishin në varfri, andaj desha t'u ndihmoni atyre”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ ضَحَّى مِنْكُمْ فَلاَ يُصْبِحَنَّ بَعْدَ ثَالِثَةٍ وَبَقِيَ فِي بَيْتِهِ مِنْهُ شَىْءٌ". فَلَمَّا كَانَ الْعَامُ الْمُقْبِلُ، قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، نَفْعَلُ كَمَا فَعَلْنَا عَامَ الْمَاضِي؟ قَالَ: "كُلُوا وَأَطْعِمُوا وَادَّخِرُوا فَإِنَّ ذَلِكَ الْعَامَ كَانَ بِالنَّاسِ جَهْدٌ فَأَرَدْتُ أَنْ تُعِينُوا فِيهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5569