Sahihu i Buhariut — Hadithi 5570

Kurbani · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im nga Sulejmani, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mishin e kurbaneve e kriposnim dhe ia sillnim Pejgamberit ﷺ në Medinë.” Njëherë, na tha: “Mos hani prej tij më shumë se tri ditë!” Kjo nuk ishte vendim i prerë, por dëshironte t'i ushqenim të tjerët. Allahu e di më së miri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَخِي، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: الضَّحِيَّةُ كُنَّا نُمَلِّحُ مِنْهُ، فَنَقْدَمُ بِهِ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ بِالْمَدِينَةِ. فَقَالَ: "لاَ تَأْكُلُوا إِلاَّ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ". وَلَيْسَتْ بِعَزِيمَةٍ، وَلَكِنْ أَرَادَ أَنْ يُطْعِمَ مِنْهُ وَاللَّهُ أَعْلَمُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5570