Ebu Ubejdi tregon: “Teksa isha i pranishëm (në namazin e Bajramit) tek Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), namazin e fali para hutbes, pastaj u ngjit në hutbe dhe tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ju ka ndaluar ngrënien e mishit të kurbaneve tuaja për më shumë se tri ditë.” Ngjashëm transmeton edhe Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ebu Ubejdi.
قَالَ أَبُو عُبَيْدٍ: ثُمَّ شَهِدْتُهُ مَعَ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ، فَصَلَّى قَبْلَ الْخُطْبَةِ، ثُمَّ خَطَبَ النَّاسَ فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَاكُمْ أَنْ تَأْكُلُوا لُحُومَ نُسُكِكُمْ فَوْقَ ثَلاَثٍ. وَعَنْ مَعْمَرٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ عَنْ أَبِي عُبَيْدٍ نَحْوَهُ.