Sahihu i Buhariut — Hadithi 5574

Kurbani · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahim ibn Sadi nga i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Hani prej mishit të kurbaneve tri ditë.” Salimi tregon: “Kështu, kur Abdullahu dilte prej Minas, hante vetëm bukë me vaj, për shkak të mishit të kurbaneve (ndalesës pas tri ditësh).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: أَخْبَرَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ سَعْدٍ، عَنِ ابْنِ أَخِي ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَمِّهِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "كُلُوا مِنَ الأَضَاحِيِّ ثَلاَثًا". وَكَانَ عَبْدُ اللَّهِ يَأْكُلُ بِالزَّيْتِ حِينَ يَنْفِرُ مِنْ مِنًى، مِنْ أَجْلِ لُحُومِ الْهَدْىِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5574