Sahihu i Buhariut — Hadithi 5593

Pijet · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Sulejman ibn Ebu Muslim Ahveli, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Ijadi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi që Pejgamberi ﷺ ndaloi përdorimin e enëve të pijes (në të cilat përgatitej alkooli), dikush i tha: “Jo të gjithë njerëzit kanë enë (të tjera të mjaftueshme).” Atëherë Pejgamberi ﷺ ua lejoi të përdorin vorbat e palyera me zift.” Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: “Këtë na ka treguar Sufjani dhe ka thënë: “Pasi që Pejgamberi ﷺ ndaloi përdorimin e enëve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ أَبِي مُسْلِمٍ الأَحْوَلِ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ أَبِي عِيَاضٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا نَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنِ الأَسْقِيَةِ قِيلَ لِلنَّبِيِّ ﷺ: لَيْسَ كُلُّ النَّاسِ يَجِدُ سِقَاءً فَرَخَّصَ لَهُمْ فِي الْجَرِّ غَيْرِ الْمُزَفَّتِ. حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ بِهَذَا وَقَالَ فِيهِ: لَمَّا نَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنْ الْأَوْعِيَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5593