Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar përdorimin e enës prej kungulli dhe vorbës së katranosur (për fermentimin e mushtit).” Othmani na ka thënë: “Këtë na ka treguar Xheriri nga Ameshi.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه ـقَالَ: نَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنِ الدُّبَّاءِ وَالْمُزَفَّتِ. حَدَّثَنَا عُثْمَانُ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ عَنِ الأَعْمَشِ بِهَذَا.