Sahihu i Buhariut — Hadithi 560

Kohët e namazit · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi se Muhamed ibn Amër ibn Hasen ibn Aliu tregon se, pasi erdhi Haxhaxhi, e pyetëm Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) (rreth kohëve të namazit). Ai tha: “Pejgamberi ﷺ e falte drekën në mesditë; ikindinë atëherë kur dielli rrezonte pastër; akshamin në perëndim të diellit, kurse jacinë herë e vononte, herë e shpejtonte. Kur shihte se njerëzit janë tubuar, e shpejtonte, e, nëse ata vonoheshin, e shtynte (faljen e jacisë). Ndërkaq, sabahun e falte në momentet e para të agimit (duke qenë ende errësirë).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْحَسَنِ بْنِ عَلِيٍّ قَالَ: قَدِمَ الْحَجَّاجُ فَسَأَلْنَا جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ فَقَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي الظُّهْرَ بِالْهَاجِرَةِ، وَالْعَصْرَ وَالشَّمْسُ نَقِيَّةٌ، وَالْمَغْرِبَ إِذَا وَجَبَتْ، وَالْعِشَاءَ أَحْيَانًا وَأَحْيَانًا، إِذَا رَآهُمُ اجْتَمَعُوا عَجَّلَ، وَإِذَا رَآهُمْ أَبْطَوْا أَخَّرَ، وَالصُّبْحَ كَانُوا - أَوْ كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّيهَا بِغَلَسٍ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/560