Sahihu i Buhariut — Hadithi 5633

Pijet · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Ibn Avniu, e ky nga Muxhahidi se Abdurrahman ibn Ebu Lejla tregon: “(Njëherë) dolëm me Hudhejfen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e përmendi Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Mos pini në enë të arit e të argjendit dhe mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ju në ahiret.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنِ ابْنِ عَوْنٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ حُذَيْفَةَ وَذَكَرَ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "لاَ تَشْرَبُوا فِي آنِيَةِ الذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ، وَلاَ تَلْبَسُوا الْحَرِيرَ وَالدِّيبَاجَ، فَإِنَّهَا لَهُمْ فِي الدُّنْيَا وَلَكُمْ فِي الآخِرَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5633