{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5637",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5637",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5637",
  "text": "Seid ibn Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i përmendën një grua nga radhët e arabëve, e në atë rast ai e urdhëroi Ebu Usejd Saidiun që ta ftojë atë. Kështu, ai e ftoi dhe ajo erdhi e u vendos në Kullën e Fisit Benu Saide. Pejgamberi ﷺ u nis për ta takuar. Pasi hyri tek ajo, ç'të shohësh, ishte një grua kokulur, e cila, kur Pejgamberi ﷺ i foli, tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt teje!” - “Qofsh e sigurt prej meje!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Dikush i tha asaj: “A e di kush është ky?” - Jo, - tha ajo. - Ky është Pejgamberi ﷺ. Ka ardhur të të kërkojë, - i thanë ata. - Unë jam edhe më e pafat se kaq! - tha ajo. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u kthye dhe u vendos te streha e fisit benu saide, së bashku me shokët e tij, pastaj tha: “Na sill pak ujë, o Sehël!” Unë shkova me këtë tas dhe u dhashë për të pirë. Transmetuesi (Ebu Hazimi) tha: “Sehli na e nxori atë tas dhe ne pimë me të.” Më pas Omer ibn Abdulazizi i kërkoi t'ia dhuronte atë tas, gjë që Sehli e bëri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Pijet",
    "position": 74,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/74/pijet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5637",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: ذُكِرَ لِلنَّبِيِّ ﷺ امْرَأَةٌ مِنَ الْعَرَبِ، فَأَمَرَ أَبَا أُسَيْدٍ السَّاعِدِيَّ أَنْ يُرْسِلَ إِلَيْهَا فَأَرْسَلَ إِلَيْهَا، فَقَدِمَتْ فَنَزَلَتْ فِي أُجُمِ بَنِي سَاعِدَةَ، فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى جَاءَهَا فَدَخَلَ عَلَيْهَا فَإِذَا امْرَأَةٌ مُنَكِّسَةٌ رَأْسَهَا، فَلَمَّا كَلَّمَهَا النَّبِيُّ ﷺ قَالَتْ: أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْكَ. فَقَالَ: \"قَدْ أَعَذْتُكِ مِنِّي\". فَقَالُوا لَهَا: أَتَدْرِينَ مَنْ هَذَا؟ قَالَتْ: لاَ. قَالُوا: هَذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَاءَ لِيَخْطُبَكِ. قَالَتْ: كُنْتُ أَنَا أَشْقَى مِنْ ذَلِكَ. فَأَقْبَلَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَئِذٍ حَتَّى جَلَسَ فِي سَقِيفَةِ بَنِي سَاعِدَةَ هُوَ وَأَصْحَابُهُ، ثُمَّ قَالَ: \"اسْقِنَا يَا سَهْلُ\". فَخَرَجْتُ لَهُمْ بِهَذَا الْقَدَحِ فَأَسْقَيْتُهُمْ فِيهِ. فَأَخْرَجَ لَنَا سَهْلٌ ذَلِكَ الْقَدَحَ فَشَرِبْنَا مِنْهُ. قَالَك ثُمَّ اسْتَوْهَبَهُ عُمَرُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ بَعْدَ ذَلِكَ فَوَهَبَهُ لَهُ.",
    "albanian": "Seid ibn Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i përmendën një grua nga radhët e arabëve, e në atë rast ai e urdhëroi Ebu Usejd Saidiun që ta ftojë atë. Kështu, ai e ftoi dhe ajo erdhi e u vendos në Kullën e Fisit Benu Saide. Pejgamberi ﷺ u nis për ta takuar. Pasi hyri tek ajo, ç'të shohësh, ishte një grua kokulur, e cila, kur Pejgamberi ﷺ i foli, tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt teje!” - “Qofsh e sigurt prej meje!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Dikush i tha asaj: “A e di kush është ky?” - Jo, - tha ajo. - Ky është Pejgamberi ﷺ. Ka ardhur të të kërkojë, - i thanë ata. - Unë jam edhe më e pafat se kaq! - tha ajo. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u kthye dhe u vendos te streha e fisit benu saide, së bashku me shokët e tij, pastaj tha: “Na sill pak ujë, o Sehël!” Unë shkova me këtë tas dhe u dhashë për të pirë. Transmetuesi (Ebu Hazimi) tha: “Sehli na e nxori atë tas dhe ne pimë me të.” Më pas Omer ibn Abdulazizi i kërkoi t'ia dhuronte atë tas, gjë që Sehli e bëri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5637.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5637.json"
  }
}