{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5639",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5639",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5639",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Ameshi, e këtij i ka treguar Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ, na zuri koha e ikindisë, ndërkaq me vete nuk kishim ujë, përveçse pak sa kishte mbetur. Kështu, e vunë në një enë dhe ia sollën Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai e futi dorën në të, i hapi gishtërinjtë dhe tha: “Ejani, o ju që jeni për abdes! Bereqeti është prej Allahut.” Unë e pashë ujin duke shpërthyer mes gishtave të tij, ndërkaq njerëzit morën abdes dhe pinë. Unë nuk ndalesha duke pirë prej tij, prej nga dhe e kuptova se ishte i bereqetshëm.” Transmetuesi tha: “E pyeta Xhabirin: “Sa veta ishit?” - Një mijë e katërqind, - tha Xhabiri. Transmetimin e Salim ibn Ebu Xhadit e fuqizon Amri nga Xhabiri. Husajni transmeton nga Amër ibn Murra dhe Salimi, e këta nga Xhabiri (se ka thënë): “Një mijë e pesëqind. Po ashtu transmetimin e Salim ibn Ebu Xhadit e fuqizon Seid ibn Musejebi nga Xhabiri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Pijet",
    "position": 74,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/74/pijet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5639",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ قَالَ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ أَبِي الْجَعْدِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - هَذَا الْحَدِيثَ قَالَ: قَدْ رَأَيْتُنِي مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَقَدْ حَضَرَتِ الْعَصْرُ وَلَيْسَ مَعَنَا مَاءٌ غَيْرَ فَضْلَةٍ فَجُعِلَ فِي إِنَاءٍ، فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِهِ فَأَدْخَلَ يَدَهُ فِيهِ وَفَرَّجَ أَصَابِعَهُ ثُمَّ قَالَ: \"حَىَّ عَلَى أَهْلِ الْوُضُوءِ، الْبَرَكَةُ مِنَ اللَّهِ\". فَلَقَدْ رَأَيْتُ الْمَاءَ يَتَفَجَّرُ مِنْ بَيْنِ أَصَابِعِهِ، فَتَوَضَّأَ النَّاسُ وَشَرِبُوا، فَجَعَلْتُ لاَ آلُو مَا جَعَلْتُ فِي بَطْنِي مِنْهُ، فَعَلِمْتُ أَنَّهُ بَرَكَةٌ. قُلْتُ لِجَابِرٍ: كَمْ كُنْتُمْ يَوْمَئِذٍ؟ قَالَ: أَلْفًا وَأَرْبَعَمِائَةٍ. تَابَعَهُ عَمْرٌو عَنْ جَابِرٍ. وَقَالَ حُصَيْنٌ وَعَمْرُو بْنُ مُرَّةَ عَنْ سَالِمٍ عَنْ جَابِرٍ: خَمْسَ عَشْرَةَ مِائَةً. وَتَابَعَهُ سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ عَنْ جَابِرٍ.",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Ameshi, e këtij i ka treguar Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ, na zuri koha e ikindisë, ndërkaq me vete nuk kishim ujë, përveçse pak sa kishte mbetur. Kështu, e vunë në një enë dhe ia sollën Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai e futi dorën në të, i hapi gishtërinjtë dhe tha: “Ejani, o ju që jeni për abdes! Bereqeti është prej Allahut.” Unë e pashë ujin duke shpërthyer mes gishtave të tij, ndërkaq njerëzit morën abdes dhe pinë. Unë nuk ndalesha duke pirë prej tij, prej nga dhe e kuptova se ishte i bereqetshëm.” Transmetuesi tha: “E pyeta Xhabirin: “Sa veta ishit?” - Një mijë e katërqind, - tha Xhabiri. Transmetimin e Salim ibn Ebu Xhadit e fuqizon Amri nga Xhabiri. Husajni transmeton nga Amër ibn Murra dhe Salimi, e këta nga Xhabiri (se ka thënë): “Një mijë e pesëqind. Po ashtu transmetimin e Salim ibn Ebu Xhadit e fuqizon Seid ibn Musejebi nga Xhabiri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5639.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5639.json"
  }
}