Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ gjatë sëmundjes së tij, ndërkohë që kishte dhimbje të mëdha.” I thashë: “Me të vërtetë, po përjeton dhimbje të mëdha. A është kjo për shkak se edhe shpërblimin e ke të dyfishuar?” - “Ashtu është. Nuk ndodh që muslimanin ta godasë ndonjë shqetësim, veçse Allahu përmes tij ia shkund mëkatet ashtu siç shkunden gjethet e pemës”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي مَرَضِهِ وَهُوَ يُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا، وَقُلْتُ: إِنَّكَ لَتُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا. قُلْتُ: إِنَّ ذَاكَ بِأَنَّ لَكَ أَجْرَيْنِ. قَالَ: "أَجَلْ مَا مِنْ مُسْلِمٍ يُصِيبُهُ أَذًى، إِلاَّ حَاتَّ اللَّهُ عَنْهُ خَطَايَاهُ، كَمَا تَحَاتُّ وَرَقُ الشَّجَرِ".