Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hyra tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë që kishte dhimbje.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, paske dhimbje të mëdha!” - “Ashtu është. Unë kam dhimbje sa dy prej jush”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Kjo, se ti ke shpërblim të dyfishuar? - e pyeta. - “Po, ashtu është. Çdo muslimani, të cilin e godet një shqetësim, gjemb a diçka më shumë, Allahu ia fshin mëkatet ashtu siç i shkund pema gjethet e saj”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدَانُ، عَنْ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ يُوعَكُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّكَ تُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا. قَالَ: "أَجَلْ، إِنِّي أُوعَكُ كَمَا يُوعَكُ رَجُلاَنِ مِنْكُمْ". قُلْتُ: ذَلِكَ أَنَّ لَكَ أَجْرَيْنِ؟ قَالَ: "أَجَلْ ذَلِكَ كَذَلِكَ، مَا مِنْ مُسْلِمٍ يُصِيبُهُ أَذًى شَوْكَةٌ فَمَا فَوْقَهَا، إِلاَّ كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا سَيِّئَاتِهِ، كَمَا تَحُطُّ الشَّجَرَةُ وَرَقَهَا".