Sahihu i Buhariut — Hadithi 5650

Sëmundjet · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar Muaviu ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka ndaluar: 1. Unazat e arit, 2. Veshjen e mëndafshit, 3. Armaçin, 4. Mëndafshin e vrazhdë (istebrak), 5. Veshjet e mëndafshta (kasije) dhe 6. Shalën (shtrojën) e mëndafshtë. Ndërkaq, na ka urdhëruar: të përcjellim xhenazen, të vizitojmë të sëmurin, të përhapim selamin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَشْعَثُ بْنُ سُلَيْمٍ قَالَ: سَمِعْتُ مُعَاوِيَةَ بْنَ سُوَيْدِ بْنِ مُقَرِّنٍ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَمَرَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِسَبْعٍ، وَنَهَانَا عَنْ سَبْعٍ، نَهَانَا عَنْ: ١. خَاتَمِ الذَّهَبِ، ٢. وَلُبْسِ الْحَرِيرِ، ٣. وَالدِّيبَاجِ، ٤. وَالإِسْتَبْرَقِ، ٥. وَعَنِ الْقَسِّيِّ، ٦. وَالْمِيثَرَةِ، وَأَمَرَنَا أَنْ نَتْبَعَ الْجَنَائِزَ، وَنَعُودَ الْمَرِيضَ، وَنُفْشِيَ السَّلاَمَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5650