Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha i sëmurë rëndë, Pejgamberi ﷺ me Ebu Bekrin erdhën në këmbë për të më vizituar, e në atë rast më gjetën të alivanosur. Pejgamberi ﷺ kishte marrë abdes e më kishte spërkatur me ujë të abdesit. Kur m'u kthye vetëdija, e pashë Pejgamberin ﷺ e i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me pasurinë time? Si ta ndaj atë?” Ai nuk më dha ndonjë përgjigje derisa zbriti ajeti i trashëgimisë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ ابْنِ الْمُنْكَدِرِ: سَمِعَ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: مَرِضْتُ مَرَضًا، فَأَتَانِي النَّبِيُّ ﷺ يَعُودُنِي وَأَبُو بَكْرٍ وَهُمَا مَاشِيَانِ، فَوَجَدَانِي أُغْمِيَ عَلَىَّ، فَتَوَضَّأَ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ صَبَّ وَضُوءَهُ عَلَىَّ، فَأَفَقْتُ فَإِذَا النَّبِيُّ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، كَيْفَ أَصْنَعُ فِي مَالِي؟ كَيْفَ أَقْضِي فِي مَالِي؟ فَلَمْ يُجِبْنِي بِشَىْءٍ حَتَّى نَزَلَتْ آيَةُ الْمِيرَاثِ.