Sahihu i Buhariut — Hadithi 5655

Sëmundjet · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Asimi, e ky e ka dëgjuar Ebu Othmanin se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa unë, Sadi dhe Ubeji ishim me Pejgamberin ﷺ, njëra nga bijat e Pejgamberit ﷺ (Zejnebja) dërgoi dikë për ta thirrur Pejgamberin ﷺ, duke i thënë: “Eja te ne, se vajza ime po vdes!” Pejgamberi ﷺ i dërgoi selam nëpërmjet dikujt duke i thënë: “Allahut i takon ajo që ka marrë e që ka dhënë dhe çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Le ta shpresojë shpërblimin dhe le të bëjë durim.” Ajo prapë dërgoi dikë, duke i bërë be që t'i vente. Atëherë Pejgamberi ﷺ shkoi, e edhe ne shkuam me të. Kur Pejgamberit ﷺ ia vunë fëmijën në prehër, i cili gërhiste, i rrodhën lotët. Sadi i tha: “O i Dërguari i Allahut, pse kështu?” Ai tha: “Kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. Ndër robërit e Tij Allahu mëshiron vetëm të mëshirshmit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَاصِمٌ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا عُثْمَانَ، عَنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ ابْنَةً لِلنَّبِيِّ، ﷺ أَرْسَلَتْ - إِلَيْهِ وَهُوَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَسَعْدٍ وَأُبَىٍّ نَحْسِبُ - أَنَّ ابْنَتِي قَدْ حُضِرَتْ فَاشْهَدْنَا فَأَرْسَلَ إِلَيْهَا السَّلاَمَ وَيَقُولُ: "إِنَّ لِلَّهِ مَا أَخَذَ وَمَا أَعْطَى وَكُلُّ شَىْءٍ عِنْدَهُ مُسَمًّى، فَلْتَحْتَسِبْ وَلْتَصْبِرْ". فَأَرْسَلَتْ تُقْسِمُ عَلَيْهِ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ وَقُمْنَا. فَرُفِعَ الصَّبِيُّ فِي حَجْرِ النَّبِيِّ ﷺ وَنَفْسُهُ تَقَعْقَعُ فَفَاضَتْ عَيْنَا النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ لَهُ سَعْدٌ: مَا هَذَا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "هَذِهِ رَحْمَةٌ وَضَعَهَا اللَّهُ فِي قُلُوبِ مَنْ شَاءَ مِنْ عِبَادِهِ، وَلاَ يَرْحَمُ اللَّهُ مِنْ عِبَادِهِ إِلاَّ الرُّحَمَاءَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5655