Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ gjatë sëmundjes së tij dhe e preka, ndërkaq ai kishte dhimbje të mëdha. I thashë: “Vërtet ti ke dhimbje të rënda për shkak se ke shpërblim të dyfishuar (apo jo)?” - “Sigurisht. Çdo muslimani, të cilin e godet një shqetësim, i shkunden mëkatet ashtu siç i shkunden gjethet pemës”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا قَبِيصَةُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي مَرَضِهِ فَمَسِسْتُهُ - وَهُوَ يُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا -، فَقُلْتُ: إِنَّكَ لَتُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا، وَذَلِكَ أَنَّ لَكَ أَجْرَيْنِ؟ قَالَ: "أَجَلْ، وَمَا مِنْ مُسْلِمٍ يُصِيبُهُ أَذًى إِلاَّ حَاتَّتْ عَنْهُ خَطَايَاهُ كَمَا تَحَاتُّ وَرَقُ الشَّجَرِ".