Sahihu i Buhariut — Hadithi 5667

Sëmundjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Sulejmani nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith Ibn Suvejdi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hyra te Pejgamberi ﷺ, ndërkohë kishte dhimbje të mëdha. E preka dhe i thashë: “Paske dhimbje të mëdha!” - “Ashtu është. Unë kam dhimbje sa dy prej jush”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Ti e ke shpërblimin të dyfishtë? - e pyeta. - “Po, çdo muslimani, të cilin e godet një shqetësim, sëmundje a diçka tjetër, Allahu ia shkund mëkatet e tij ashtu siç i shkund pema gjethet e saj”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ التَّيْمِيِّ، عَنِ الْحَارِثِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه - قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ يُوعَكُ فَمَسِسْتُهُ فَقُلْتُ: إِنَّكَ لَتُوعَكُ وَعْكًا شَدِيدًا. قَالَ: "أَجَلْ، كَمَا يُوعَكُ رَجُلاَنِ مِنْكُمْ". قَالَ: لَكَ أَجْرَانِ؟ قَالَ: "نَعَمْ، مَا مِنْ مُسْلِمٍ يُصِيبُهُ أَذًى مَرَضٌ فَمَا سِوَاهُ إِلاَّ حَطَّ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِ كَمَا تَحُطُّ الشَّجَرَةُ وَرَقَهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5667