{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5669",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5669",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5669",
  "text": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Mameri. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ndodhej në agoninë e vdekjes, në shtëpinë e tij ndodheshin ca burra, mes tyre edhe Omer ibn Hatabi. Pejgamberi ﷺ tha: “Më sillni një letër, që t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni më!” Në atë rast Omeri tha: “Vërtet Pejgamberin ﷺ e ka kapluar dhimbje e rëndë, ndërkaq ju tanimë e keni Kuranin, andaj na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe të grindeshin. Disa thoshin: “Afrojani, le t'ju shkruajë Pejgamberi ﷺ një letër, pas së cilës nuk do të devijoni.” Disa të tjerë thoshin atë që e tha Omeri. Pasi e tepruan me shamatë dhe mospajtim pranë Pejgamberit ﷺ, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Largohuni!” Ibn Abasi thoshte: “Vërtet është fatkeqësi e madhe të bëhesh pengesë mes të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe shkrimit të asaj letre; gjithë kjo për shkak të përçarjes me njëri-tjetrin dhe shamatës.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Sëmundjet",
    "position": 75,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/75/semundjet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5669",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ مَعْمَرٍ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا حُضِرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَفِي الْبَيْتِ رِجَالٌ فِيهِمْ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"هَلُمَّ أَكْتُبْ لَكُمْ كِتَابًا لاَ تَضِلُّوا بَعْدَهُ\". فَقَالَ عُمَرُ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَدْ غَلَبَ عَلَيْهِ الْوَجَعُ وَعِنْدَكُمُ الْقُرْآنُ، حَسْبُنَا كِتَابُ اللَّهِ، فَاخْتَلَفَ أَهْلُ الْبَيْتِ فَاخْتَصَمُوا، مِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ: قَرِّبُوا يَكْتُبْ لَكُمُ النَّبِيُّ ﷺ كِتَابًا لَنْ تَضِلُّوا بَعْدَهُ، وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ مَا قَالَ عُمَرُ فَلَمَّا أَكْثَرُوا اللَّغْوَ وَالاِخْتِلاَفَ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"قُومُوا\". قَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: فَكَانَ ابْنُ عَبَّاسٍ يَقُولُ: إِنَّ الرَّزِيَّةَ كُلَّ الرَّزِيَّةِ مَا حَالَ بَيْنَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَبَيْنَ أَنْ يَكْتُبَ لَهُمْ ذَلِكَ الْكِتَابَ مِنِ اخْتِلاَفِهِمْ وَلَغَطِهِمْ.",
    "albanian": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Mameri. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ndodhej në agoninë e vdekjes, në shtëpinë e tij ndodheshin ca burra, mes tyre edhe Omer ibn Hatabi. Pejgamberi ﷺ tha: “Më sillni një letër, që t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni më!” Në atë rast Omeri tha: “Vërtet Pejgamberin ﷺ e ka kapluar dhimbje e rëndë, ndërkaq ju tanimë e keni Kuranin, andaj na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe të grindeshin. Disa thoshin: “Afrojani, le t'ju shkruajë Pejgamberi ﷺ një letër, pas së cilës nuk do të devijoni.” Disa të tjerë thoshin atë që e tha Omeri. Pasi e tepruan me shamatë dhe mospajtim pranë Pejgamberit ﷺ, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Largohuni!” Ibn Abasi thoshte: “Vërtet është fatkeqësi e madhe të bëhesh pengesë mes të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe shkrimit të asaj letre; gjithë kjo për shkak të përçarjes me njëri-tjetrin dhe shamatës.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5669.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5669.json"
  }
}