Sahihu i Buhariut — Hadithi 5680

Mjekësia · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Husejni na ka thënë: Na ka treguar Ahmed ibn Muniu, e këtij i ka treguar Mervan ibn Shuxhai, e këtij i ka treguar Salim ibn Afasi nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shërimi gjendet në tri gjëra: 1. Konsumimin e mjaltit, 2. Kupën e hixhames, dhe 3. Hekurin e skuqur, porse unë ia ndaloj umetit tim hekurin e skuqur.” Kumiu e transmeton këtë nga Lejthiu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Abasi se Pejgamberi ﷺ ka përmendur vetëm mjaltin dhe hixhamen.

Arabisht

حَدَّثَنِي الْحُسَيْنُ: حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ مَنِيعٍ: حَدَّثَنَا مَرْوَانُ بْنُ شُجَاعٍ: حَدَّثَنَا سَالِمٌ الأَفْطَسُ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: "الشِّفَاءُ فِي ثَلاَثَةٍ: ١. شَرْبَةِ عَسَلٍ، ٢. وَشَرْطَةِ مِحْجَمٍ، ٣. وَكَيَّةِ نَارٍ، وَأَنْهَى أُمَّتِي عَنِ الْكَىِّ". رَفَعَ الْحَدِيثَ. وَرَوَاهُ الْقُمِّيُّ عَنْ لَيْثٍ عَنْ مُجَاهِدٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْعَسَلِ وَالْحَجْمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5680