Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa persona erdhën në Medinë, por nuk u pëlqeu klima, andaj u sëmurën. Pejgamberi ﷺ i urdhëroi t'i bashkëngjiteshin bariut të tij, gjegjësisht deveve, si dhe të pinin prej urinës dhe qumështit të deveve, derisa trupat e tyre u shëruan. Pas kësaj, ata e vranë bariun dhe e morën kopenë e deveve. Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë dhe dërgoi dikë në kërkim të tyre. Kur ia sollën, urdhëroi t'u priteshin duart e këmbët dhe t'u damkoseshin sytë.” Ibn Sirini thotë: “Kjo ngjarje ka ndodhur para se të shpalleshin ndëshkimet e përcaktuara.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ نَاسًا اجْتَوَوْا فِي الْمَدِينَةِ فَأَمَرَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ يَلْحَقُوا بِرَاعِيهِ - يَعْنِي الإِبِلَ - فَيَشْرَبُوا مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا، فَلَحِقُوا بِرَاعِيهِ فَشَرِبُوا مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا، حَتَّى صَلَحَتْ أَبْدَانُهُمْ فَقَتَلُوا الرَّاعِيَ وَسَاقُوا الإِبِلَ، فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَبَعَثَ فِي طَلَبِهِمْ، فَجِيءَ بِهِمْ فَقَطَعَ أَيْدِيَهُمْ وَأَرْجُلَهُمْ، وَسَمَرَ أَعْيُنَهُمْ. قَالَ قَتَادَةُ: فَحَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ سِيرِينَ: أَنَّ ذَلِكَ كَانَ قَبْلَ أَنْ تَنْزِلَ الْحُدُودُ.