Ejub ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Sulejmani, e këtij i ka treguar Salih ibn Kejsani, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ e vonoi namazin e jacisë, derisa Omeri thirri: “Namazi! Fjetën gratë dhe fëmijët!” Pejgamberi ﷺ doli dhe u tha: “Asnjë banor i Tokës nuk është duke pritur për t'u falur përveç jush.” Urve ibn Zubejri thotë: “Atëkohë (jacia me xhemat) nuk falej diku tjetër, përveçse në Medinë. Koha kur e falnin namazin e jacisë zgjaste prej rënies së muzgut deri në përfundim të së tretës së parë të natës.”
حَدَّثَنَا أَيُّوبُ بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو بَكْرٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ: قَالَ صَالِحُ بْنُ كَيْسَانَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، أَنَّ عَائِشَةَ قَالَتْ: أَعْتَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْعِشَاءِ حَتَّى نَادَاهُ عُمَرُ: الصَّلاَةَ، نَامَ النِّسَاءُ وَالصِّبْيَانُ. فَخَرَجَ فَقَالَ: "مَا يَنْتَظِرُهَا أَحَدٌ مِنْ أَهْلِ الأَرْضِ غَيْرُكُمْ". قَالَ: وَلاَ يُصَلَّى يَوْمَئِذٍ إِلاَّ بِالْمَدِينَةِ قَالَ: وَكَانُوا يُصَلُّونَ الْعِشَاءَ فِيمَا بَيْنَ أَنْ يَغِيبَ الشَّفَقُ إِلَى ثُلُثِ اللَّيْلِ الأَوَّلِ.