Sahihu i Buhariut — Hadithi 570

Kohët e namazit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Mahmudi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një natë i Dërguari i Allahut ﷺ u angazhua me diçka, andaj e shtyu namazin e jacisë, saqë u kotëm dhe u zgjuam, pastaj u kotëm prapë dhe u zgjuam (në xhami). Kur doli, na tha: “Asnjë banor i Tokës nuk është duke pritur për ta falur namazin, përveç jush.” Ibn Omeri nuk mërzitej nëse e vononte ose e shpejtonte kohën e faljes së jacisë, nëse nuk frikohej se mund ta merrte gjumi e t'i ikte namazi. Kishte raste kur kotej para saj (jacisë).

Arabisht

حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي نَافِعٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ شُغِلَ عَنْهَا لَيْلَةً، فَأَخَّرَهَا حَتَّى رَقَدْنَا فِي الْمَسْجِدِ، ثُمَّ اسْتَيْقَظْنَا ثُمَّ رَقَدْنَا ثُمَّ اسْتَيْقَظْنَا، ثُمَّ خَرَجَ عَلَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ قَالَ: ‏ ‏"‏لَيْسَ أَحَدٌ مِنْ أَهْلِ الأَرْضِ يَنْتَظِرُ الصَّلاَةَ غَيْرُكُمْ‏"‏‏‏.‏‏ وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ لاَ يُبَالِي أَقَدَّمَهَا أَمْ أَخَّرَهَا إِذَا كَانَ لاَ يَخْشَى أَنْ يَغْلِبَهُ النَّوْمُ عَنْ وَقْتِهَا، وَكَانَ يَرْقُدُ قَبْلَهَا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/570