Sahihu i Buhariut — Hadithi 5703

Mjekësia · Transmetuesi: Kab ibn Uxhrai

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Ejubi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur ishim në Hudejbije, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë teksa isha duke ndezur zjarrin nën kazan. Nga koka më binin morrat, andaj Pejgamberi ﷺ më tha: - “A po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheva. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë të varfër, ose ther një dele.” Ejubi thotë: “Nuk e di se me cilën ka filluar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ قَالَ: سَمِعْتُ مُجَاهِدًا، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى، عَنْ كَعْبٍ، هُوَ ابْنُ عُجْرَةَ قَالَ: أَتَى عَلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ زَمَنَ الْحُدَيْبِيَةِ، وَأَنَا أُوقِدُ تَحْتَ بُرْمَةٍ، وَالْقَمْلُ يَتَنَاثَرُ عَنْ رَأْسِي فَقَالَ: "أَيُؤْذِيكَ هَوَامُّكَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "فَاحْلِقْ وَصُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، أَوْ أَطْعِمْ سِتَّةً، أَوِ انْسُكْ نَسِيكَةً". قَالَ أَيُّوبُ: لاَ أَدْرِي بِأَيَّتِهِنَّ بَدَأَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5703