Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni se Amiri transmeton se Imran ibn Husejni ka thënë: “Rukja nuk bëhet për diçka tjetër pos për mësyshin ose helmimin (nga gjallesat thumbuese). (Amiri thotë:) “Kur ia përmenda këtë Seid ibn Xhubejrit, më tha: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “M'u shfaqën përpara popujt; kaluan një a dy pejgamberë me pak pasues; kaloi një pejgamber që s'kishte asnjë pasues, derisa, kur më kaloi përpara një turmë e madhe njerëzish, pyeta: “ Cilët janë këta? Mos janë pasuesit e mi?” Më thanë: “Ky është Musai dhe populli i tij. Më thanë: “Shih në horizont.” Kur, ja, ç'të shoh? Një mori njerëzish që mbushte horizontin! Pastaj më thanë: “Shih atje dhe andej tutje në horizontet qiellore.” Kur, ja, ç'të shoh? Një mori njerëzish e kishte mbushur horizontin! Më thanë: “Ky është umeti yt, nga të cilët shtatëdhjetë mijë do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ hyri në shtëpi pa u treguar sahabëve (se cilët janë ata shtatëdhjetë mijë veta). Kështu, njerëzit filluan të flisnin për këtë çështje dhe thanë: “Ne kemi besuar Allahun dhe kemi pasuar të Dërguarin e Tij, andaj ne jemi ata, ose ata janë fëmijët tanë që kanë lindur në Islam, sepse, sa na përket neve, ne kemi lindur në kohën para Islamit.” Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi këto fjalë, doli jashtë dhe tha: “Ata janë njerëzit që nuk kërkojnë të trajtohen me rukje, nuk besojnë në ogure dhe nuk e përdorin kurimin me kauterizim , por i mbështeten vetëm Zotit të tyre.” Kur e dëgjoi këtë Ukashe ibn Mihsani, tha: “A jam edhe unë prej tyre, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Pas tij u ngrit një tjetër dhe tha: “A jam edhe unë prej tyre?” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta kaloi Ukashe.”
حَدَّثَنَا عِمْرَانُ بْنُ مَيْسَرَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ: حَدَّثَنَا حُصَيْنٌ، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لاَ رُقْيَةَ إِلاَّ مِنْ عَيْنٍ أَوْ حُمَةٍ. فَذَكَرْتُهُ لِسَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ فَقَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ عَبَّاسٍ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "عُرِضَتْ عَلَىَّ الأُمَمُ، فَجَعَلَ النَّبِيُّ وَالنَّبِيَّانِ يَمُرُّونَ مَعَهُمُ الرَّهْطُ، وَالنَّبِيُّ لَيْسَ مَعَهُ أَحَدٌ، حَتَّى وَقَعَ فِي سَوَادٍ عَظِيمٍ، قُلْتُ: مَا هَذَا؟ أُمَّتِي هَذِهِ؟ قِيلَ: بَلْ هَذَا مُوسَى وَقَوْمُهُ. قِيلَ: انْظُرْ إِلَى الأُفُقِ. فَإِذَا سَوَادٌ يَمْلأُ الأُفُقَ، ثُمَّ قِيلَ لِي: انْظُرْ هَا هُنَا وَهَا هُنَا - فِي آفَاقِ السَّمَاءِ - فَإِذَا سَوَادٌ قَدْ مَلأَ الأُفُقَ قِيلَ: هَذِهِ أُمَّتُكَ، وَيَدْخُلُ الْجَنَّةَ مِنْ هَؤُلاَءِ سَبْعُونَ أَلْفًا بِغَيْرِ حِسَابٍ. ثُمَّ دَخَلَ وَلَمْ يُبَيِّنْ لَهُمْ فَأَفَاضَ الْقَوْمُ وَقَالُوا: نَحْنُ الَّذِينَ آمَنَّا بِاللَّهِ، وَاتَّبَعْنَا رَسُولَهُ، فَنَحْنُ هُمْ أَوْ أَوْلاَدُنَا الَّذِينَ وُلِدُوا فِي الإِسْلاَمِ فَإِنَّا وُلِدْنَا فِي الْجَاهِلِيَّةِ. فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَخَرَجَ فَقَالَ: "هُمُ الَّذِينَ لاَ يَسْتَرْقُونَ، وَلاَ يَتَطَيَّرُونَ، وَلاَ يَكْتَوُونَ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ". فَقَالَ عُكَّاشَةُ بْنُ مِحْصَنٍ: أَمِنْهُمْ أَنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَعَمْ". فَقَامَ آخَرُ فَقَالَ: أَمِنْهُمْ أَنَا؟ قَالَ: "سَبَقَكَ بِهَا عُكَّاشَةُ".