Sahihu i Buhariut — Hadithi 5706

Mjekësia · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Humejd ibn Nafiu, e ky nga Zejnebi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua, së cilës i kishte vdekur burri, lëngonte prej syrit, andaj këtë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, si dhe ia përmendën antimonin e i treguan se brengoseshin për syrin e saj.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëra prej jush (në kohën paraislame) qëndronte në shtrojat më të këqija dhe në shtëpinë më të keqe, e (pas një viti) kur kalonte ndonjë qen, ajo hidhte një bajgë. Andaj, jo (të mos e përdorë antimonin) , derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ شُعْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدُ بْنُ نَافِعٍ، عَنْ زَيْنَبَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ امْرَأَةً تُوُفِّيَ زَوْجُهَا فَاشْتَكَتْ عَيْنَهَا، فَذَكَرُوهَا لِلنَّبِيِّ ﷺ وَذَكَرُوا لَهُ الْكُحْلَ، وَأَنَّهُ يُخَافُ عَلَى عَيْنِهَا، فَقَالَ: "لَقَدْ كَانَتْ إِحْدَاكُنَّ تَمْكُثُ فِي بَيْتِهَا فِي شَرِّ أَحْلاَسِهَا - أَوْ فِي أَحْلاَسِهَا فِي شَرِّ بَيْتِهَا - فَإِذَا مَرَّ كَلْبٌ رَمَتْ بَعْرَةً، فَلاَ، أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5706