Xhurejxhi ka thënë: Më ka treguar Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ e vonoi namazin e jacisë, saqë njerëzit u kotën dhe u zgjuan, pastaj u kotën prapë dhe u zgjuan. Omer ibn Hatabi u ngrit dhe tha: “Namazi!” Atai thotë: “Ibn Abasi tregon: “Sikur po e shoh tani të Dërguarin e Allahut ﷺ duke dalë në xhami, koka vazhdonte t'i pikonte ujë dhe dorën e mbante mbi kokë, tha: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, do t'i urdhëroja ta falnin (jacinë) në këtë kohë.” Ibn Xhurejxhi e pyeti Atain në detaje se si e kishte përshkruar Ibn Abasi vënien e dorës mbi kokë nga Pejgamberi ﷺ? Atai i hapi pakëz gishtat dhe majat e gishtave i vuri në pjesën e përparme të kokës, pastaj i mblodhi prapë gishtërinjtë dhe kësisoj i përshkoi nëpër gjithë kokën derisa gishti i madh i tij preku veshin nga ana e fytyrës, deri te zylyfet afër mjekrës, as ngutej, as ngadalësohej, pastaj tha: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, do t'i urdhëroja ta falnin (jacinë) në këtë kohë.”
قَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ: قُلْتُ لِعَطَاءٍ فَقَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ يَقُولُ: أَعْتَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَيْلَةً بِالْعِشَاءِ حَتَّى رَقَدَ النَّاسُ وَاسْتَيْقَظُوا، وَرَقَدُوا وَاسْتَيْقَظُوا، فَقَامَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ فَقَالَ: الصَّلاَةَ. قَالَ عَطَاءٌ: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: فَخَرَجَ نَبِيُّ اللَّهِ ﷺ كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَيْهِ الآنَ، يَقْطُرُ رَأْسُهُ مَاءً، وَاضِعًا يَدَهُ عَلَى رَأْسِهِ فَقَالَ: "لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي لأَمَرْتُهُمْ أَنْ يُصَلُّوهَا هَكَذَا". فَاسْتَثْبَتُّ عَطَاءً: كَيْفَ وَضَعَ النَّبِيُّ ﷺ يَدَهُ عَلَى رَأْسِهِ كَمَا أَنْبَأَهُ ابْنُ عَبَّاسٍ؟ فَبَدَّدَ لِي عَطَاءٌ بَيْنَ أَصَابِعِهِ شَيْئًا مِنْ تَبْدِيدٍ، ثُمَّ وَضَعَ أَطْرَافَ أَصَابِعِهِ عَلَى قَرْنِ الرَّأْسِ ثُمَّ ضَمَّهَا، يُمِرُّهَا كَذَلِكَ عَلَى الرَّأْسِ حَتَّى مَسَّتْ إِبْهَامُهُ طَرَفَ الأُذُنِ مِمَّا يَلِي الْوَجْهَ عَلَى الصُّدْغِ، وَنَاحِيَةِ اللِّحْيَةِ، لاَ يُقَصِّرُ وَلاَ يَبْطُشُ إِلاَّ كَذَلِكَ وَقَالَ: "لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي لأَمَرْتُهُمْ أَنْ يُصَلُّوا هَكَذَا".