Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Atab ibn Beshiri nga Is'haku, e ky nga Zuhriu se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon: “Umu Kajs bint Mihsan Esediu - nga familja Huzejme - (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ishte ndër gratë e para muhaxhire që ia kishin dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ, pikërisht motra e Ukashes, i ka treguar atij se hyri tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë të sajin, të cilit ia kishte ndrydhur me gishtërinj bajamet për shkak të ënjtjes.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Keni frikë Allahun! Përse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kist indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje, përfshirë edhe plevitin.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا عَتَّابُ بْنُ بَشِيرٍ، عَنْ إِسْحَاقَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ أُمَّ قَيْسٍ بِنْتَ مِحْصَنٍ، - وَكَانَتْ، مِنَ الْمُهَاجِرَاتِ الأُوَلِ اللاَّتِي بَايَعْنَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَهِيَ أُخْتُ عُكَّاشَةَ بْنِ مِحْصَنٍ -: أَخْبَرَتْهُ أَنَّهَا أَتَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بِابْنٍ لَهَا قَدْ عَلَّقَتْ عَلَيْهِ مِنَ الْعُذْرَةِ. فَقَالَ: "اتَّقُوا اللَّهَ، عَلَى مَا تَدْغَرُونَ أَوْلاَدَكُمْ بِهَذِهِ الأَعْلاَقِ؟ عَلَيْكُمْ بِهَذَا الْعُودِ الْهِنْدِيِّ، فَإِنَّ فِيهِ سَبْعَةَ أَشْفِيَةٍ، مِنْهَا ذَاتُ الْجَنْبِ". يُرِيدُ الْكُسْتَ يَعْنِي الْقُسْطَ قَالَ: وَهِيَ لُغَةٌ.