5719, 5720, 5721 - Arimi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi se Ejubit i është lexuar nga librat e Ebu Kilabes, - ca gjëra i janë treguar e ca të tjera i janë lexuar, - ndër të tjera ishte edhe kjo, se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Talhai dhe Enes ibn Nadri e kuruan atë me kauterizim, përkatësisht e kuroi Ebu Talhai me dorën e vet. Abad ibn Mensuri transmeton nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i lejoi një familjeje nga radhët e ensarëve të bëjnë rukje për t'u kuruar nga helmi (i gjallesave thumbuese) dhe dhembjet e veshit.” Përsëri Enesi thotë: “E kam përdorur hekurin e skuqur për t'u kuruar nga pleviti, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ishte gjallë. Ebu Talhai, Enes ibn Nadri dhe Zejd ibn Thabiti më shikuan, kurse Ebu Talhai më kuroi me dorën e vet.”
حَدَّثَنَا عَارِمٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ قَالَ: قُرِئَ عَلَى أَيُّوبَ مِنْ كُتُبِ أَبِي قِلاَبَةَ -، مِنْهُ مَا حَدَّثَ بِهِ وَمِنْهُ مَا قُرِئَ عَلَيْهِ -، وَكَانَ هَذَا فِي الْكِتَابِ عَنْ أَنَسٍ: أَنَّ أَبَا طَلْحَةَ وَأَنَسَ بْنَ النَّضْرِ كَوَيَاهُ، وَكَوَاهُ أَبُو طَلْحَةَ بِيَدِهِ. وَقَالَ عَبَّادُ بْنُ مَنْصُورٍ عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: أَذِنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لأَهْلِ بَيْتٍ مِنَ الأَنْصَارِ أَنْ يَرْقُوا مِنَ الْحُمَةِ وَالأُذُنِ. قَالَ أَنَسٌ: كُوِيتُ مِنْ ذَاتِ الْجَنْبِ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَيٌ، وَشَهِدَنِي أَبُو طَلْحَةَ وَأَنَسُ بْنُ النَّضْرِ وَزَيْدُ بْنُ ثَابِتٍ، وَأَبُو طَلْحَةَ كَوَانِي.