Sahihu i Buhariut — Hadithi 573

Kohët e namazit · Transmetuesi: Xherir ibn Abdullahu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, ishim te Pejgamberi ﷺ, i cili, kur e pa Hënën të plotë, tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa e penguar njëri-tjetrin, - ose ka thënë: pa u shtyrë me njëri-tjetrin - . Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë për faljen e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا قَيْسٌ، عَنْ جَرِيرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: كُنَّا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ إِذْ نَظَرَ إِلَى الْقَمَرِ لَيْلَةَ الْبَدْرِ فَقَالَ: "أَمَا إِنَّكُمْ سَتَرَوْنَ رَبَّكُمْ كَمَا تَرَوْنَ هَذَا، لاَ تُضَامُّونَ - أَوْ لاَ تُضَاهُونَ - فِي رُؤْيَتِهِ، فَإِنِ اسْتَطَعْتُمْ أَنْ لاَ تُغْلَبُوا عَلَى صَلاَةٍ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ، وَقَبْلَ غُرُوبِهَا فَافْعَلُوا. ثُمَّ قَالَ: ﴿ ... فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَ﴾ [ق: ٣٩] ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/573