{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5737",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5737",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5737",
  "text": "Sidan ibn Mudarib Ebu Muhamed Bahiliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Masher Basriu, Jusuf ibn Jezid Berai, - i cili konsiderohet i besueshëm, - e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ahnes Ebu Maliku, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grup shokësh të Pejgamberit ﷺ kaluan pranë një fisi që jetonin afër ujit, njërin prej të cilëve e kishte pickuar akrepi. Një pjesëtar i fisit në fjalë iu afrua atyre dhe i pyeti: “Vallë, mos ndokush prej jush di të bëjë rukje, sepse njërin prej nesh e ka pickuar akrepi?” Atëherë një sahab shkoi dhe ia lexoi suren Fatiha në këmbim të një kopeje delesh. Pasi që burri u shërua, sahabiu mori kopenë e deleve dhe vajti te shokët e tij. Atyre nuk iu pëlqeu kjo gjë dhe thanë: “Kundrejt Librit të Allahut ke marrë kompensim?” Kur arritën në Medinë, e pyetën për këtë Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ky shoku ynë ka marrë kompensim për Librin e Allahut!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Gjëja më meritore për të cilën do të merrnit kompensim është Libri i Allahut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Mjekësia",
    "position": 76,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/76/mjekesia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5737",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي سِيدَانُ بْنُ مُضَارِبٍ أَبُو مُحَمَّدٍ الْبَاهِلِيُّ: حَدَّثَنَا أَبُو مَعْشَرٍ الْبَصْرِيُّ - هُوَ صَدُوقٌ - يُوسُفُ بْنُ يَزِيدَ الْبَرَّاءُ: حَدَّثَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ الأَخْنَسِ أَبُو مَالِكٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، أَنَّ نَفَرًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ مَرُّوا بِمَاءٍ فِيهِمْ لَدِيغٌ - أَوْ سَلِيمٌ - فَعَرَضَ لَهُمْ رَجُلٌ مِنْ أَهْلِ الْمَاءِ فَقَالَ: هَلْ فِيكُمْ مِنْ رَاقٍ؟ إِنَّ فِي الْمَاءِ رَجُلاً لَدِيغًا - أَوْ سَلِيمًا -. فَانْطَلَقَ رَجُلٌ مِنْهُمْ فَقَرَأَ بِفَاتِحَةِ الْكِتَابِ عَلَى شَاءٍ، فَبَرَأَ، فَجَاءَ بِالشَّاءِ إِلَى أَصْحَابِهِ فَكَرِهُوا ذَلِكَ وَقَالُوا: أَخَذْتَ عَلَى كِتَابِ اللَّهِ أَجْرًا؟ حَتَّى قَدِمُوا الْمَدِينَةَ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَخَذَ عَلَى كِتَابِ اللَّهِ أَجْرًا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ أَحَقَّ مَا أَخَذْتُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا كِتَابُ اللَّهِ\".",
    "albanian": "Sidan ibn Mudarib Ebu Muhamed Bahiliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Masher Basriu, Jusuf ibn Jezid Berai, - i cili konsiderohet i besueshëm, - e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ahnes Ebu Maliku, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grup shokësh të Pejgamberit ﷺ kaluan pranë një fisi që jetonin afër ujit, njërin prej të cilëve e kishte pickuar akrepi. Një pjesëtar i fisit në fjalë iu afrua atyre dhe i pyeti: “Vallë, mos ndokush prej jush di të bëjë rukje, sepse njërin prej nesh e ka pickuar akrepi?” Atëherë një sahab shkoi dhe ia lexoi suren Fatiha në këmbim të një kopeje delesh. Pasi që burri u shërua, sahabiu mori kopenë e deleve dhe vajti te shokët e tij. Atyre nuk iu pëlqeu kjo gjë dhe thanë: “Kundrejt Librit të Allahut ke marrë kompensim?” Kur arritën në Medinë, e pyetën për këtë Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ky shoku ynë ka marrë kompensim për Librin e Allahut!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Gjëja më meritore për të cilën do të merrnit kompensim është Libri i Allahut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5737.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5737.json"
  }
}