Sahihu i Buhariut — Hadithi 5739

Mjekësia · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Muhamed ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Vehb ibn Atije Dimeshkiu, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Harbi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Velid Zubejdiu, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ, teksa ishte në shtëpinë e saj, pa një vajzë të vogël me një njollë të zezë në fytyrë dhe tha: “Gjeni dikë që t'i bëjë rukje, sepse e kanë marrë mësysh!” Ukajli transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve nga Pejgamberi ﷺ, ndërkaq transmetimin e tij e fuqizon Abdullah ibn Salimi nga Zubejdiu.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ وَهْبِ بْنِ عَطِيَّةَ الدِّمَشْقِيُّ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْوَلِيدِ الزُّبَيْدِيُّ: أَخْبَرَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ زَيْنَبَ ابْنَةِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى فِي بَيْتِهَا جَارِيَةً فِي وَجْهِهَا سَفْعَةٌ فَقَالَ: "اسْتَرْقُوا لَهَا، فَإِنَّ بِهَا النَّظْرَةَ". وَقَالَ عُقَيْلٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. تَابَعَهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَالِمٍ عَنِ الزُّبَيْدِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5739