Sahihu i Buhariut — Hadithi 5747

Mjekësia · Transmetuesi: Ebu Katade Sulemiu

Shqip

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ëndrra e mirë është prej Allahut, kurse ëndrra e keqe është prej shejtanit. Andaj, kur dikush prej jush sheh në ëndërr diçka që e urren, kur të zgjohet, le të pështyjë tri herë lehtë, duke kërkuar mbrojtje nga e keqja e saj, sepse kështu ajo s'do t'i bëjë dëm asgjë.” Ebu Seleme thotë: “Që kur e kam dëgjuar këtë hadith, edhe po të shihja ëndrra që do të më dukeshin më të rënda se kodrat, nuk do t'ua vija veshin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَلَمَةَ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا قَتَادَةَ يَقُولُ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "الرُّؤْيَا مِنَ اللَّهِ، وَالْحُلْمُ مِنَ الشَّيْطَانِ، فَإِذَا رَأَى أَحَدُكُمْ شَيْئًا يَكْرَهُهُ فَلْيَنْفِثْ حِينَ يَسْتَيْقِظُ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ وَيَتَعَوَّذْ مِنْ شَرِّهَا، فَإِنَّهَا لاَ تَضُرُّهُ". وَقَالَ أَبُو سَلَمَةَ: وَإِنْ كُنْتُ لأَرَى الرُّؤْيَا أَثْقَلَ عَلَىَّ مِنَ الْجَبَلِ، فَمَا هُوَ إِلاَّ أَنْ سَمِعْتُ هَذَا الْحَدِيثَ فَمَا أُبَالِيهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5747