{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5749",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5749",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5749",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup i shokëve të Pejgamberit ﷺ u nisën për në udhëtim dhe u ndalën te një fis arab, prej të cilëve kërkuan konak, por ata refuzuan. Kështu, prijësin e fisit në fjalë e thumboi një akrep. Pjesëtarët e fisit bënë çmos për ta ndihmuar, por asgjë nuk i bënte dobi. Dikush tha: “Sikur të shkonit te grupi që u ndalën më herët, ndoshta posedojnë diçka që i ndihmon!” Kështu, vajtën te sahabët dhe u thanë: “O ju njerëz, prijësin tonë e ka thumbuar një akrep! E mjekuam me çka mundëm, por asgjë nuk po i bën dobi. Vallë, mos ndokush prej jush posedon diçka (që i bën dobi)?” - Po, për Allah, unë di të bëj rukje. Mirëpo, për Allah!, ne ju kërkuam konak më parë e ju na refuzuat, andaj nuk do t'ju ofrojmë ndihmë pa na paguar, - tha njëri prej sahabëve. Së këndejmi, ranë në ujdi në këmbim të një tufe delesh. Sahabiu në fjalë shkoi dhe i fryu duke lexuar suren Fatiha. Prijësi u shërua dhe u ngrit e ecte sikurse të mos i kishte ndodhur asgjë. Më pas ua bënë pagesën për të cilën kishin rënë në ujdi. Disa sahabë thoshin: “Ta ndajmë!” Ndërkaq, ai që i kishte bërë rukje, thoshte: “Jo, të presim derisa të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe t'i tregojmë. Të shohim çfarë po na urdhëron ai.” Kur arritën dhe i treguan të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth kësaj ndodhie, tha: “E si e dije që ajo (surja Fatiha) është rukje?” Pastaj tha: “Ia keni qëlluar. Ndajeni mes vete dhe lërmëni edhe mua një pjesë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Mjekësia",
    "position": 76,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/76/mjekesia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5749",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ أَبِي الْمُتَوَكِّلِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ، أَنَّ رَهْطًا مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ انْطَلَقُوا فِي سَفْرَةٍ سَافَرُوهَا، حَتَّى نَزَلُوا بِحَىٍّ مِنْ أَحْيَاءِ الْعَرَبِ، فَاسْتَضَافُوهُمْ، فَأَبَوْا أَنْ يُضَيِّفُوهُمْ. فَلُدِغَ سَيِّدُ ذَلِكَ الْحَىِّ، فَسَعَوْا لَهُ بِكُلِّ شَىْءٍ لاَ يَنْفَعُهُ شَىْءٌ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَوْ أَتَيْتُمْ هَؤُلاَءِ الرَّهْطَ الَّذِينَ قَدْ نَزَلُوا بِكُمْ، لَعَلَّهُ أَنْ يَكُونَ عِنْدَ بَعْضِهِمْ شَىْءٌ. فَأَتَوْهُمْ فَقَالُوا: يَا أَيُّهَا الرَّهْطُ إِنَّ سَيِّدَنَا لُدِغَ، فَسَعَيْنَا لَهُ بِكُلِّ شَىْءٍ، لاَ يَنْفَعُهُ شَىْءٌ، فَهَلْ عِنْدَ أَحَدٍ مِنْكُمْ شَىْءٌ؟ فَقَالَ بَعْضُهُمْ: نَعَمْ، وَاللَّهِ إِنِّي لَرَاقٍ، وَلَكِنْ وَاللَّهِ لَقَدِ اسْتَضَفْنَاكُمْ فَلَمْ تُضَيِّفُونَا، فَمَا أَنَا بِرَاقٍ لَكُمْ حَتَّى تَجْعَلُوا لَنَا جُعْلاً. فَصَالَحُوهُمْ عَلَى قَطِيعٍ مِنَ الْغَنَمِ، فَانْطَلَقَ فَجَعَلَ يَتْفُلُ وَيَقْرَأُ ﴿الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ﴾ حَتَّى لَكَأَنَّمَا نُشِطَ مِنْ عِقَالٍ، فَانْطَلَقَ يَمْشِي مَا بِهِ قَلَبَةٌ. قَالَ: فَأَوْفَوْهُمْ جُعْلَهُمُ الَّذِي صَالَحُوهُمْ عَلَيْهِ، فَقَالَ بَعْضُهُمُ: اقْسِمُوا. فَقَالَ الَّذِي رَقَى: لاَ تَفْعَلُوا حَتَّى نَأْتِيَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَنَذْكُرَ لَهُ الَّذِي كَانَ، فَنَنْظُرَ مَا يَأْمُرُنَا. فَقَدِمُوا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَذَكَرُوا لَهُ فَقَالَ: \"وَمَا يُدْرِيكَ أَنَّهَا رُقْيَةٌ؟ أَصَبْتُمُ، اقْسِمُوا وَاضْرِبُوا لِي مَعَكُمْ بِسَهْمٍ\".",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup i shokëve të Pejgamberit ﷺ u nisën për në udhëtim dhe u ndalën te një fis arab, prej të cilëve kërkuan konak, por ata refuzuan. Kështu, prijësin e fisit në fjalë e thumboi një akrep. Pjesëtarët e fisit bënë çmos për ta ndihmuar, por asgjë nuk i bënte dobi. Dikush tha: “Sikur të shkonit te grupi që u ndalën më herët, ndoshta posedojnë diçka që i ndihmon!” Kështu, vajtën te sahabët dhe u thanë: “O ju njerëz, prijësin tonë e ka thumbuar një akrep! E mjekuam me çka mundëm, por asgjë nuk po i bën dobi. Vallë, mos ndokush prej jush posedon diçka (që i bën dobi)?” - Po, për Allah, unë di të bëj rukje. Mirëpo, për Allah!, ne ju kërkuam konak më parë e ju na refuzuat, andaj nuk do t'ju ofrojmë ndihmë pa na paguar, - tha njëri prej sahabëve. Së këndejmi, ranë në ujdi në këmbim të një tufe delesh. Sahabiu në fjalë shkoi dhe i fryu duke lexuar suren Fatiha. Prijësi u shërua dhe u ngrit e ecte sikurse të mos i kishte ndodhur asgjë. Më pas ua bënë pagesën për të cilën kishin rënë në ujdi. Disa sahabë thoshin: “Ta ndajmë!” Ndërkaq, ai që i kishte bërë rukje, thoshte: “Jo, të presim derisa të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe t'i tregojmë. Të shohim çfarë po na urdhëron ai.” Kur arritën dhe i treguan të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth kësaj ndodhie, tha: “E si e dije që ajo (surja Fatiha) është rukje?” Pastaj tha: “Ia keni qëlluar. Ndajeni mes vete dhe lërmëni edhe mua një pjesë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5749.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5749.json"
  }
}