Sahihu i Buhariut — Hadithi 5760

Mjekësia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ibn Shihabi transmeton se Seid ibn Musejebi tregon se njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi se shpagimi për një foshnjë të mbytur në barkun e nënës së saj të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë. Personi që u dënua me këtë gjë tha: “Si të dënohem për një krijesë që, as ka pirë e as ka ngrënë, as ka folur e as ka qarë? Një çështje si kjo duhet të anashkalohet.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky me të vërtetë është nga vëllezërit e falltarëve!”

Arabisht

وَعَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَضَى فِي الْجَنِينِ يُقْتَلُ فِي بَطْنِ أُمِّهِ بِغُرَّةٍ: عَبْدٍ أَوْ وَلِيدَةٍ. فَقَالَ الَّذِي قُضِيَ عَلَيْهِ: كَيْفَ أَغْرَمُ مَنْ لاَ أَكَلَ، وَلاَ شَرِبَ، وَلاَ نَطَقَ، وَلاَ اسْتَهَلَّ، وَمِثْلُ ذَلِكَ بَطَلْ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّمَا هَذَا مِنْ إِخْوَانِ الْكُهَّانِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5760