{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5763",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5763",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5763",
  "text": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit benu zurejk, që quhej Lebid ibn Asami, i bëri sihër të Dërguarit të Allahut ﷺ. Si pasojë e kësaj, i përfytyrohej se bënte diçka të cilën në realitet nuk e bënte. Vazhdoi kështu derisa një ditë, - ose ka thënë: një natë, - teksa ishte tek unë, u lut gjatë, pastaj më tha: “Oj Aishe! A e di se Allahu më njoftoi për atë që e kam lutur? Kështu, erdhën dy burra dhe njëri u ul te koka ime, kurse tjetri te këmbët e mia. Njëri prej tyre i tha shokut të tij: - Çfarë sëmundjeje ka ky burrë? - I është bërë sihër, - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami. - Në çfarë? - Në krehër me flokë dhe në thekun e hurmës. - Ku janë të vendosura këto? - Në Pusin Dhervan, - tha tjetri.” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi atje me disa sahabë dhe, kur u kthye, tha: “Oj Aishe! Uji i atij pusi kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë. Frutat e asaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! A e nxore sihrin prej aty?” Ai më tha: “Allahu më ka shëruar, andaj u frikova se një gjë e tillë mund t'ua kujtojë njerëzve të keqen.” Më pas, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që pusi të mbulohet tërësisht me dhé. Transmetimin e Isa ibn Junusit e fuqizon Ebu Usame, Ebu Nadri dhe Ibn Ebu Zinadi, nga Hishami. Lejthiu dhe Ibn Ujejne e transmetojnë nga Hishami: “Në krehër me fije të lirit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Mjekësia",
    "position": 76,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/76/mjekesia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5763",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا عِيسَى بْنُ يُونُسَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: سَحَرَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ رَجُلٌ مِنْ بَنِي زُرَيْقٍ يُقَالُ لَهُ: لَبِيدُ بْنُ الأَعْصَمِ، حَتَّى كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ أَنَّهُ كَانَ يَفْعَلُ الشَّىْءَ وَمَا فَعَلَهُ، حَتَّى إِذَا كَانَ ذَاتَ يَوْمٍ - أَوْ ذَاتَ لَيْلَةٍ - وَهُوَ عِنْدِي لَكِنَّهُ دَعَا وَدَعَا ثُمَّ قَالَ: \"يَا عَائِشَةُ، أَشَعَرْتِ أَنَّ اللَّهَ أَفْتَانِي فِيمَا اسْتَفْتَيْتُهُ فِيهِ؟ أَتَانِي رَجُلاَنِ فَقَعَدَ أَحَدُهُمَا عِنْدَ رَأْسِي، وَالآخَرُ عِنْدَ رِجْلَىَّ، فَقَالَ أَحَدُهُمَا لِصَاحِبِهِ: مَا وَجَعُ الرَّجُلِ؟ فَقَالَ: مَطْبُوبٌ. قَالَ: مَنْ طَبَّهُ؟ قَالَ: لَبِيدُ بْنُ الأَعْصَمِ. قَالَ: فِي أَىِّ شَىْءٍ؟ قَالَ: فِي مُشْطٍ وَمُشَاطَةٍ، وَجُفِّ طَلْعِ نَخْلَةٍ ذَكَرٍ. قَالَ: وَأَيْنَ هُوَ؟ قَالَ: فِي بِئْرِ ذَرْوَانَ\". فَأَتَاهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي نَاسٍ مِنْ أَصْحَابِهِ فَجَاءَ فَقَالَ: \"يَا عَائِشَةُ كَأَنَّ مَاءَهَا نُقَاعَةُ الْحِنَّاءِ، أَوْ كَأَنَّ رُءُوسَ نَخْلِهَا رُءُوسُ الشَّيَاطِينِ\". قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَفَلاَ أَسْتَخْرِجُهُ؟ قَالَ: \"قَدْ عَافَانِي اللَّهُ، فَكَرِهْتُ أَنْ أُثَوِّرَ عَلَى النَّاسِ فِيهِ شَرًّا\". فَأَمَرَ بِهَا فَدُفِنَتْ. تَابَعَهُ أَبُو أُسَامَةَ وَأَبُو ضَمْرَةَ وَابْنُ أَبِي الزِّنَادِ عَنْ هِشَامٍ. وَقَالَ اللَّيْثُ وَابْنُ عُيَيْنَةَ عَنْ هِشَامٍ: \"فِي مُشْطٍ وَمُشَاقَةٍ\". يُقَالُ: الْمُشَاطَةُ مَا يَخْرُجُ مِنَ الشَّعَرِ إِذَا مُشِطَ، وَالْمُشَاقَةُ مِنْ مُشَاقَةِ الْكَتَّانِ.",
    "albanian": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit benu zurejk, që quhej Lebid ibn Asami, i bëri sihër të Dërguarit të Allahut ﷺ. Si pasojë e kësaj, i përfytyrohej se bënte diçka të cilën në realitet nuk e bënte. Vazhdoi kështu derisa një ditë, - ose ka thënë: një natë, - teksa ishte tek unë, u lut gjatë, pastaj më tha: “Oj Aishe! A e di se Allahu më njoftoi për atë që e kam lutur? Kështu, erdhën dy burra dhe njëri u ul te koka ime, kurse tjetri te këmbët e mia. Njëri prej tyre i tha shokut të tij: - Çfarë sëmundjeje ka ky burrë? - I është bërë sihër, - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami. - Në çfarë? - Në krehër me flokë dhe në thekun e hurmës. - Ku janë të vendosura këto? - Në Pusin Dhervan, - tha tjetri.” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi atje me disa sahabë dhe, kur u kthye, tha: “Oj Aishe! Uji i atij pusi kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë. Frutat e asaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! A e nxore sihrin prej aty?” Ai më tha: “Allahu më ka shëruar, andaj u frikova se një gjë e tillë mund t'ua kujtojë njerëzve të keqen.” Më pas, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që pusi të mbulohet tërësisht me dhé. Transmetimin e Isa ibn Junusit e fuqizon Ebu Usame, Ebu Nadri dhe Ibn Ebu Zinadi, nga Hishami. Lejthiu dhe Ibn Ujejne e transmetojnë nga Hishami: “Në krehër me fije të lirit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5763.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5763.json"
  }
}